PoWeReD By: |SxE| P!RAT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajmet Me Te Reja Nga Sporti :)

Go down

Lajmet Me Te Reja Nga Sporti :) Empty Lajmet Me Te Reja Nga Sporti :)

Post  Admin Thu Oct 14, 2010 8:59 am

Rooney: Nuk kam qenë i lënduar

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, ka dhënë një deklaratë kontradiktore me atë të Sir Alex Ferguson, i cili thoshte se Rooney është i lënduar, një gjë kjo që sipas protagonistit të vërtetë nuk ndodhi kurrë.
“Mendoj se Wayne Rooney do të mungojë dy deri të tri javë”, kishte thënë Ferguson për The Times pas barazimit 2-2 ndaj Boltonit.
Nga ana tjetër, Rooney duke folur për Sky Sports ka thënë: “Unë nuk kam pasur probleme me gjurin tim gjatë gjithë sezonit. Unë kam stërvitur dy muajt e fundit dhe nuk kam munguar në asnjë stërvitje. Nuk kam pasur probleme fizike. Dua të vazhdoj të luaj dhe të punoj shumë, pasi që jam i sigurt se golat do të vijnë”, theksoi Rooney.




Robinho: Ronaldinho nuk do largohet nga Milani

Ronaldinho nuk do të largohet nga Milani nëse marrim parasysh mendimin e Robinhos, i cili është kategorik sa i përket të ardhmes së gjeniut brazilian.
“Ne duhet të ndalemi së thëni se Ronaldinho do të largohet për të shkuar në SHBA. Ronaldinho do të qëndrojë më mua këtu, ai do të qëndrojë me ne te Milani. Unë jam i gatshëm që ta lidhi atë në zhveshtore, nëse është nevoja”.
“Ai nuk është vetëm kampion, por edhe lider. Dhe për mua ai është mik i vërtetë. Ju mund t’i besoni atij, ai është njeri që nuk do t’iu tradhtojë kurrë”, tha Robinho.




Zubizarreta: Nuk kemi plane për janar.

Drejtori i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka thënë se Barcelona nuk ka plane për të transferuar ndonjë lojtar gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ne mund të kemi plane për qershor, por jo për tregun dimëror”.
“Mendojmë se kjo skuadër ka thellësi, sepse ne kemi katër ose pesë lojtarë nga akademia të cilët mund të hyjnë në ekipin e parë dhe të cilët do ta kenë rastin, sepse ata janë te Barcelona”, tha Zubizarreta.




Diego: Bundesliga superiore për Serie A

Pas një viti zhgënjyes te gjiganti italian, Juventus, Diego është rikthyer në formën më të mirë dhe kjo sipas tij ka të bëjë me Bundesligën, e cila sipas tij është larg më superiore se Serie A.
“Mendoj se Bundesliga është më e baraspeshuar se Serie A. Çdo ekip mund ta mposhtë çdo ekip. Sa për infrastrukturën, stadiumet dhe tifozët, Bundesliga është në krye”.
“Në përgjithësi, Bundesliga aktualisht është larg më superiore për.




Ferreira: Dua ta mposhti Realin


Trajneri i Malagas, Jesualdo Ferreira, mendon se ekipi i tij është i gatshëm dhe në gjendje që ta mposhtë Real Madridin, kur të dyja skuadrat të takohen në La Rosaleda të shtunën mbrëma.
“Unë gjithnjë dua të fitoj. Nëse do të humbisnim apo barazonim me Real Madridin, do të isha po aq i zhgënjyer sikurse kur ndodh kjo me një ekip më të vogël. Të humbas është një gjë që urrej”.
“Këto janë ndeshjet më të lehta për t’u përgatitur për mua si trajner. Të gjithë duan të luajnë dhe nuk ka nevojë që t’i motivoj lojtarët. Mourinho do ta ketë të vështirë t’i gjejë lojtarët që do luajnë në 100 përqindëshin e tyre”, deklaroi Ferreira.




Soldado: Është koha ta dëmtojmë Barcën

Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, këmbëngul se ka ardhur koha për të arritur rezultate të mira ndaj Barcelonës dhe për t’u bërë dëme Blaugranëve.
“Dy rezultatet tona të fundit në Camp Nou kanë qenë negative, por lojtarët e Barcelonës duhet të fitojnë për t’i kënaqur tifozët, pasi që ata janë lehtësisht të brengosur”.
“Ne e dimë rëndësinë e 15 minutave të para të çdo pjese. Të shënojmë një gol të hershëm do t’u shkaktonte atyre probleme, pasi që një fitore prej 1-0 na mjafton. Është koha për t’i bërë dëm Barcelonës në stadiumin e saj”, u shpreh Soldado.




Llorente: Nuk ka ekip që e paguan klauzolën time

Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente, ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij, pasi që ka thënë se nuk beson se ka ndonjë ekip që do ta paguante klauzolën e tij prej 36 milionë eurosh.
“Unë kam kontratë për tri vite të tjera me Athletic Bilbaon dhe përderisa presidenti nuk dëshiron të më shesë, mendoj se nuk ka klub që do të paguante klauzolën prej 36 milionë eurosh për mua. Ndjehem mirë në Bilbao dhe po mendoj vetëm se si të shënoj gola këtu”, tha Llorente.
Fernando Llorente aktualisht është në formë fantastike, si për kombëtaren spanjolle ashtu dhe për klubin e tij, Athletic Bilbao, pasi që pothuajse në çdo ndeshje gjendet në listën e realizatorëve.




Hoeness akuzon federatën holandeze

Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka akuzuar Federatën Holandeze të Futbollit (KNVB), për neglizhencë të tepruar pas lëndimit të Mark Van Bommel të marrë ndaj Suedisë, gjithë kjo pas thirrjeve të Bayernit që Van Bommel të mos përfshihet në formacionin e Portokallinjve.
“Nëse Van Bommel kishte dhimbje, atëherë ai nuk është dashur të luajë. Unë nuk e kam pranuar participimin e tij në këtë ndeshje. Ne kemi parë tashmë se çfarë do të thotë neglizhencë e tepruar në rastin e Arjen Robben”.
“Unë ndjej se çdo lojtar me lëndimin më të vogël të mundshëm, duhet të qëndrojë me klubin e tij. Le të shohim ku do të shkojmë kur të jetë proceduar procesi gjyqësor. Nuk jam i sigurt nëse rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s do t’i bëjnë ballë gjykatës”, u shpreh Hoeness i hidhëruar me situatën e krijuar.




Platini: Euro 2012, festë e futbollit

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, ka vizituar Varshavën për t’u takuar me kryeministrin polak, Bronislav Komorowski, me ç’rast francezi ka shprehur bindjen e tij se Euro 2012 do të jetë sukses i madh.
“Unë jam shumë i lumtur të jem në Varshavë përsëri. Përgatitjet po hecin mirë. Edhe qeveria edhe institucionet specifike janë duke bërë atë që duhet bërë. Gjithçka po procedohet në drejtimin e duhur”.
“Kryeministri Komorowski më ka thënë se Euro 2012 është rast për një ngritje në zhvillim të Polonisë. Duhet ta dimë se kur të përfundojë kampionati, ajo që është ndërtuar dhe do të mbetet. Euro 2012 do të jetë festë e madhe e futbollit”, u shpreh Platini.




Chiellini: Duhet ta mposhtim Leccen

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka nënvizuar rëndësinë e ndeshjes ndaj Lecces të dielën, pasi që mendon se fitorja ndaj ekipit të promovuar në Serie A, do të jetë kyçe për vazhdimin e sezonit për Bianconerët.
“Do të jetë e nevojshme të fitojmë ndaj Lecces, në mënyrë që të ngritemi në cilësi”.
“Kjo do të na lejojë që të konfrontohemi me pjesën tjetër në nivelin e njëjtë dhe ne do të jemi në gjendje që të jemi konkurrues në kampionat dhe Europa League”, ka thënë Chiellini për Tuttosport.




Hodgson: Kuyt mungon deri në tri javë

Sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, do të jetë jashtë aksionit deri në tri javë, pas dëmtimit të pësuar në nyje, konfirmoi menaxheri i Liverpoolit, Roy Hodgson.
“Spekulimet të cilat vinin nga Holanda, thoshin se ky lëndim do ta mbajë atë një kohë të gjatë jashtë fushave, ndoshta me muaj. Por, mjeku ynë dhe njerëzit tanë të shkencave sportive janë më optimistë. Ata mendojnë se Kuyt do të mungojë deri në një muaj dhe nëse jemi me fat tri javë”.
“Ai seriozisht e ndrydhi nyjen e tij dhe dëmtoi ligamentin, ndërsa një gjë që dihet është se ai do të mungojë shumë ndeshje”,




Pato: Momenti i karrierës

Alexandre Pato është i gatshëm që të marrë rolin e Zlatan Ibrahimovicit dhe të shënimit të golave për Rossonerët, kur Milani të takohet me Chievon në fundjavë.
“Ky është momenti i karrierës për mua. Unë jam i kënaqur që jam rikthyer në kombëtare”.
“Kam besim në lojën time. Për më shumë, jam i sigurt se nëse vazhdoj ta shprehi veten në maksimum te Milani, do të vazhdoj të marr thirrje nga kombëtarja braziliane”, precizoi.




Italia të dënohet për incidentet?

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë një goditje të rëndë nga UEFA, pas pohimeve të zyrtarëve të institucionit më të lartë të futbollit evropian, se FIGC mund të dënohet për mos garantimin e sigurisë publike.
“Ne nuk mund të themi ende asgjë në lidhje me hetimet të cilat do të bëhen nga Komisioni Disiplinor, por ju kujtoj, se rregullat tona nuk përmbajnë dënime vetëm për veprimet e njërës prej palëve, por edhe për organizuesin e takimit dhe federatën nikoqire, për mos garantim të rendit publik”, deklaroi zëdhënësi i UEFA-s, Rob Falkner.
FIGC është përgjigjur menjëherë me anë të drejtorit Antonello Valentini, duke e quajtur deklaratën e Falkner si absurde.
“Kjo çështja e përgjegjësisë indirekte është një prej dobësive bazike të sistemit të drejtësisë në sport, kështu që deklarimet e zëdhënësit të UEFA-s se mund të ketë dënime për Italinë janë absurde dhe banale”, theksoi Antonello.




NESV: Jemi pronarët e rinj të Liverpoolit

Ofertuesit e Liverpoolit, New England Sports Ventures (NESV), kanë deklaruar se janë pronarët e rinj të Liverpoolit, në një seancë gjyqësore që kontestoi ish-pronarët Tom Hicks dhe George Gillet, për tentimet e tyre për ta bllokuar shitjen.
NESV e bënë këtë deklarim, pasi Hicks dhe Gillet po vazhdojnë tentimet e tyre për ta bllokuar shitjen e Liverpoolit, tani në gjykatën e lartë të Teksasit, pas dështimit në gjykatën e lartë angleze.
Autoritetet e Bankës Mbretërore të Skocisë (RBS), të cilëve Hicks dhe Gillet u kanë borxh 300 milionë funte, kanë thënë se amerikanët nuk është dashur ta dërgojnë procesin në Teksas, pasi që këtu nuk ka të bëjë asgjë me Teksasin apo ndonjë aset amerikan.
Nëse deri nesër nuk zyrtarizohet shitja e Liverpoolit te NESV, atëherë The Reds do të hyjnë nën administrimin e RBS-së dhe pos kësaj do të dënoheshin me nëntë pikë në tabelën e Ligës Premier.




Mourinho: Nuk dua lojtarë të rinj

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se ai nuk ka nevojë për lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar dimëror, duke hedhur kështu poshtë spekulimet për kalimet e mundshme në Santiago Bernabeu.
“Kur vjen deri te transferimet, kur flasim për Gareth Bale, Llorenten, Rooneyn, këtyre lojtarëve nuk u pengon të lidhen me Real Madridin. Sidoqoftë, unë kam besim në këta lojtarë për atë që duhet të bëjnë gjatë sezonit”.
“Ne nuk e kemi skuadrën e përkryer, sepse nuk ekziston skuadra e përkryer. Ne kemi staf të shkëlqyer me lojtarë të cilët më japin shumë besim, kështu që, unë nuk dua lojtarë të rinjë në janar. Derisa nuk ndodh diçka e jashtëzakonshëm, tregu i tranferimeve për Realin është i mbyllur”, precizoi Mourinho.




Reali ofron Pepe për Terry?

Kapiteni i Chelseat, John Terry, është duke u lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, skuadra mbretërore, Real Madrid.
Sport shkruan se Real Madridi po e mendon një marrëveshje shkëmbimi ku do të përfshihej mbrojtësi portugez Pepe.
Bisedimet me Pepen kanë ngecuar pasi që ai kërkon 5.5 milionë në sezon, ndërsa klubi i ofron vetëm 3.5 milionë euro. Tani Jose Mourinho dëshiron të kërkojë një mbrojtës të ri diku tjetër dhe Terry është njeriu i duhur.
Reali thuhet se është i gatshëm të japë në ‘dorë’ 25 milionë euro për Terryn, ose ta shkëmbejë atë me Pepen plus para shtesë.




Ibra: Van Bommel është i dobët

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, ka shpërthyer duke akuzuar rëndë Mark Van Bommelin, pasi ishte fjalosur me të në fund të ndeshjes Holandë – Suedi e cila përfundoi me fitore të lartë të Holandës.
Ibrahimovic e akuzon mesfushorin holandez për simulime të vazhdueshme kur hynte në duele të forta.
“Van Bommel shkon ashpër, por më pas qëndron në tokë pas çdo të vetmit faul që pëson”, theksoi Ibra për Milannews.


Me Respekt |SxE| P!RAT!

Admin
Admin

Posts : 22
Join date : 2010-10-12

https://forum-pirati.board-directory.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum